Numri në rritje i figurave publike kineze, vdekjet e të cilëve po bëhen publike, po i shtyn njerëzit të vënë në dyshim numrin zyrtar të vdekjeve nga Covid.
Vdekja e Chu Lanlan, një këngëtare operistike 40-vjeçare, muajin e kaluar ishte një tronditje për shumë njerëz, duke pasur parasysh sa e re ishte. Gjithashtu aktorë, skrenaristë, gazetarë, shkencëtarë të shumtë kanë vdekur gjatë dhjetorit dhe janarit, por kjo po ndez spekulime për humbje më të mëdha se ato të raportuara në llogaritë zyrtare, të numrit të vdekjeve nga Covid.
Asnjë nga këto vdekje nuk ishte e lidhur me Covid në nekrologjitë e tyre, por kjo nuk i ka penguar spekulimet në internet.
Kina hoqi politikën e saj të rreptë zero-Covid në dhjetor dhe ka parë një rritje të shpejtë të infeksioneve dhe vdekjeve.
Ka raporte se spitalet dhe krematoriumet janë mbingarkuar.
Por vendi ka ndaluar publikimin e të dhënave të rasteve ditore dhe ka njoftuar vetëm 22 vdekje nga Covid që nga dhjetori, duke përdorur kriteret e veta strikte.
Tani numërohen vetëm ata që vdesin nga sëmundjet e frymëmarrjes si pneumonia
Të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se Kina po nënpërfaqësonte ndikimin e vërtetë të Covid në vend.
Top Channel