Vritet boksieri shqiptar në Gjermani, gjendet me shenja thike në një stacion treni

04/01/2023 11:28

Një boksier është vrarë në Gjermani natën e ndërrimit të viteve. Trupi i pajetë i tij është gjetur në shinat e një hekurudhe treni.

Mediat vendase raportojnë se kanë qenë punonjësit ata që kanë pikasur trupin e 23-vjeçarit të shtrirë në tokë.

BILD shkruan se në natën e ndërrimit të viteve, rreth orës 06:00 në Hafnerplatz, Liridoni ka pasur një debat të dhunshëm me shokun e tij Andreas M. Boksieri i ri goditi me thikë në pjesën e sipërme të trupit shokun e tij, duke e plagosur rëndë. Ai u paraqit më pas në spital për të kërkuar ndihmë.

Dy orë e gjysmë pas kësaj përleshje, Liridon B. u gjet pa shenja jete në hekurudhë. Ai kishte plagë nga një mjet i mprehtë, por policia e përjashton mundësinë që Andreas M. e ka sulmuar me thikë, duke dyshuar se Liridoni ka goditur veten nën ndikimin e drogës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA