Rikthimi në punë pas pushimeve është gjithmonë sfidues. Pas një periudhe festive, përballja me realitetin e nisjes së një viti të ri, shoqërohet me mungesë entuziazmi.
Ky moment shpesh krahasohet me atë të shtatorit, kur mbarojnë pushimet e verës dhe duhet ti rikthehesh aktiviteteve të përditshme.
“Janari sikur i ngjan pak a shumë shtatorit për nga ritmi, përjetojmë të njëjtat emocione njëlloj sikur rikthehemi nga pushimet e verës. Për shumë njerëz rikthimi në vendin e punës përben një problem për shkak se disa prej tyre nuk kanë arritur të pushojnë mjaftueshëm, të tjerë janë ende të papërgatitur për vështirësinë dhe ngarkesën që i pret dhe për këtë arsye nuk janë entuziastë kur kthehen“, shpjegon sociologia Entela Binjaku.
Për ta përjetuar këtë moment sa më lehtë dhe në mënyrë graduale, sociologët këshillojnë vendosjen e objektivave për vitin e ri, ç’ka do të sillte më tepër dëshirë për të punuar.
“Mendojë se për tu rikthyer nevojitet në radhë të parë vendosja e objektivave afatgjatë, vendosja e qëllimeve, puna këmbëngulëse për përmbushjen e tyre, mendojë se përshtatja me cilindo mjedis, vënia në punë e shkathtësive që kërkohen në cilëndo fushë dhe pse jo qëndrimi pozitiv ndaj të ardhmes“, thotë Binjaku.
Ditët e para të janarit janë zakonisht të ngadalta dhe të qeta, megjithatë nuk do shumë kohë që në qytet të rikthehet normaliteti ku çdokush vijon me përmbushjet e punëve dhe aktiviteteve.
Top Channel