Reportazhi i BBC, jehonë Alpeve shqiptare/ Rama: Ogur i mirë për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë

04/01/2023 14:28

BBC, përmes një reportazhi të gjatë u ka prezantuar lexuesve Alpet shqiptare.

Në artikull, përshkruhet bukuria e veriut të Shqipërisë dhe tregohet histori personale të banorëve dhe qytetarëve që punojnë dhe kanë investuar në zonë, duke hapur bujtina dhe biznese të tjera:

“Prej dekadash, pak udhëtarë dinin për plazhet e arta të Shqipërisë, malet e egra dhe gjurmët romake e otomane. Por që prej viteve kur ky komb ballkanik u hap me vetëdije ndaj botës, ka tërhequr udhëtarët e etur për të zbuluar një nga qoshet e fundit të egra dhe më pak të eksploruara të Evropë.

Duke ecur nëpër luginat e gjelbra dhe livadhet e shpërndara nga lulet e egra nën rrezet e diellit flakëruese, me Alpet Shqiptare të grira me armë zjarri që ngrihen lart lart, u godita nga largësia e plotë e këtij peizazhi”.

Kryeministri Edi Rama, duke shpërndarë shkrimin, duke e cilësuar një ftesë për t’u njohur me mikpritjen e shqiptarëve.

“Prej dekadash, pak udhëtarë dinin diçka për plazhet e arta të Shqipërisë, malet e egra dhe gjurmët romake e otomane. Por që prej viteve kur ky komb ballkanik u hap me vetëdije ndaj botës, ka tërhequr udhëtarët e etur për të zbuluar një nga qoshet e fundit të egra dhe më pak të eksploruara të Evropës”, janë disa prej rreshtave të artikullit të botuar sot, një ftesë e parfumosur me aromën e detit, lulet e alpeve dhe mikpritjen mbresëlënëse të shqiptarëve“, shkruan kryeministri.

“Artikull që vjen edhe si një ogur i mirë për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë në sezonin që nis shumë shpejt”, shton ai.

https://www.bbc.com/travel/article/20230103-the-peak-of-the-balkans-trail-europes-last-true-wilderness

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA