Një zonë parqesh kombëtare në Indi është shpallur habitati më i populluar me rinocerontë me një bri, pasi ka regjistruar zero vrasje nga gjuetia ilegale në vitin 2022, për herë të parë pas 45 vjetësh.
Zyrtarët në parkun e Assam thanë se asnjë rinoceront nuk është vrarë kete vit në parqet e Kaziranga, Manas e Orang apo dhe në rezervatin Pobitora.
Gjuetarët ilegalë tentojnë të marrin brirët e rinocerontëve që shiten në tregun e zi për cilësi të pretenduara shëruese.
Mes viteve 2000 e 2021, 191 rinocerontë besohet se ishin varë në rajon, 27 prej të cilëve vetëm në 2014.
Por deri në vitet 2020 e 2021, shifra kishte rënë në vetëm dy rinocerontë të vdekur në vit, pas përpjekjeve të përbashkëta të zyrtarëve pyjorë dhe atyre të policisë.
Viti i fundit kur nuk kishte pasur asnjë vdekje të kafshëve kishte qenë 1977.
Kreu rajonal Himanta Biswa Sarma, i ardhur në post në fillim të 2021, tha se kishte bërë mbrojtjen e rinocerontëve një nga prioritetet e tij.
Më parë policia dhe zyrtarët pyjorë punonin veçmas për goditjen e krimit ndaj botës së egër por tashmë përpjekjet e tyre janë koordinuar.
Kreu i rojtarëve MK Yadava tha për rrjetin vendas Hindustan Times: “Tani ne marrim inteligjencë si nga policia dhe zyrtarët pyjorë për lëvizjet e gjuetarëve, duke vepruar më mirë kundër tyre”.
Në rajonin Assam vitin e kaluar ishin arrestuar 58 njerëz për gjueti të rinocerontëve, ndërsa katër ishin vrarë në përleshje me autoritetet.
Zona strehon tashmë 2,895 rinocerontë me një bri, që është popullata më e madhe në botë e kafshës së rrezikuar.
Rinocerontët me një bri më parë jetonin në të gjitha rajonin Indo-Gang por numrat e tyre u reduktuar gjerësisht.
Ka pesë specie kryesore rinocerontësh që janë thuajse të gjithë të rrezikuar nga gjuetia ilegale. Por pas ndalimit të vrasjeve vitet e fundit numrat e tyre kanë nisur gradualisht të shtohen sërish.
Top Channel