
“Ju rrëfej takimin pas 41 vitesh me trajnerin e Serbisë”, flet përkthyesi shqiptar i Kombëtares serbe: E kam njohur kur ishte ushtar, vinte në shtëpinë time dhe…
09/06 22:30
Real Madrid fitoi 0-1 ndaj Cacerenos dhe siguroi kualifikimin në raundin e 1/8-ve të Kupës së Mbretit.
Sfida u vendos nga goli i brazilianit Rodrygo në minutën e 69’, teksa Carlo Ancelotti u ankua për gjendjen e fushës.
“Në një lëndinë të tillë nuk mund të luhet futboll. Ky nuk është futboll, është një sport tjetër. Formati i Kupës është i bukur, pasi skuadrat e vogla mund të përballen me të mëdhatë.
Sigurisht një gjë e tillë është e bukur për tifozët, por njerëzit gjithashtu duan të shohin një spektakël të bukur”, u shpreh trajneri italian i kampionëve të Europës.
Top Channel