Nuk ka më tolerime, në këtë vend kompanitë e cigareve do të paguajnë për pastrimin e bishtave!

04/01/2023 21:33

Kompanitë e cigareve do duhet që të paguajnë për të pastruar miliona bishta që hidhen pas konsumimit.

Ky është rregulli i ri mjedisor në Spanjë. Masa, që hyn në fuqi duke nisur nga e premtja, është pjesë e një sërë rregullash që pritet të nxisin rritjen e riciklimit dhe reduktimin e mbetjeve. Ndër të tjera, i ndaluar do të jetë përdorimi i pjatave plastike, gotave polistireni, pipëzave plastike dhe do të kërkohet pakësimi i ambalazheve plastike të ushqimit.

Po ashtu, firmat e cigareve do të jenë përgjegjëse për inkurajimin e publikut që të mos i hedhë bishtat e cigareve në ambiente publike. Megjithatë, nuk dihet ende sesi do të implementohet pastrimi dhe sa do të jenë kostot. Sipas parashikimeve pritet që kostot të jenë mës 12 dhe 21€ për qytetar në vit. Në total kostot shkojnë në 1 miliardë euro. Ndërkohë, në fillim të këtij viti qeveria katalanase propozoi një skemë sipas të cilës, bishtat e cigareve mund të bliheshin për 0,20€ secili, duke shtuar 4€ në çmimin mesatar aktual prej 5€ për paketë.

Kompanitë e duhanit pritet të kalojnë koston tek konsumatori, duke ofruar një nxitje më shumë për ta lënë duhanin. Rikujtojmë, se një fëmijë nën 5-vjeç, që rritet në një shtëpi me prindër, të cilët e pinë duhanin, rrezikon 43% të bëhet me astmë, por që mund të fillojë dhe duhanin herët. Raportet e Këshillit të Kongresit të 20 në Itali për sëmundjet e frymëmarrjes infatile, në të cilin ishin bërë bashkë më shumë se 500 pediatër për të marrë dhe dhënë leksione ndaj shëndetit të fëmijëve, tregojnë se fëmijët nën moshën 5-vjeç, që rriten në një shtëpi ku pihet duhan, rrezikojnë që të bëhen astmatikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA