Manchester United kërkon të forcojë portën, emrin e ri e gjen në Premier League

04/01/2023 12:37

Manchester United po kalon një moment të mirë në kampionat, kjo pasi mbylli vitin 2022 dhe nisi vitin e ri me fitore, ndërsa tani fokusi kthehet edhe nga merkato e janarit.

Klubi po punon dhe po mendon edhe për portën, ndërsa mediet angleze raportojnë për një operacion i cili mund mbyllet shumë shpejt.

Bëhet fjalë për portierin e Crystal Palace, Jack Butland, i cili më parë ka luajtur edhe për përfaqësuesen angleze, por që nuk po kalon një moment të mirë te “Shqiponjat”, kjo për faktin se në dy sezonet e fundit ka luajtur vetëm 10 ndeshje në Premier League, ndikuar edhe nga problemet fizike.

Interesimi për 29-vjeçarin vjen pasi huazimi i Dubravka-s përfundoi dhe tani trajneri Ten Hag kërkon një alternativë dhe anglezit i është komunikuar edhe pozicioni i tij dhe do të jetë i dyti në listë, pas spanjollit David de Gea.

Dëshira e anglezëve ishte portieri i Borussia M’gladbach, Yann Sommer, por për momentin është një mision i pamundur, pasi për të po interesohet seriozisht Bayern Munich dhe United është tërhequr nga gara për Sommer.

Top Channel