Dy aktivistë të klimës lyen me spërkatje hyrjen e përparme të zyrës së kryeministres Elisabeth Borne në shenjë proteste ndaj atyre që grupi i quajti “krime klimatike”.
Anëtarët e grupit të fushatës, të njohur si Derniere Renovation (Renovimi i fundit) u panë duke lyer pjesën e përparme të Hotel Matignon të veshur me bluza me sloganin “Kush është fajtori?”.
Në një deklaratë, Derniere Renovation tha se shteti kishte dështuar në përmbushjen e angazhimeve për të ndihmuar në luftimin e ndryshimeve klimatike.
Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga zyra e Borne.
Vitin e kaluar, gjykata më e lartë e administratës franceze urdhëroi shtetin të paguajë 10 milionë euro gjoba për dështimin në përmirësimin e cilësisë së ajrit në shumë qytete të mëdha. Atyre u është dhënë e njëjta gjobë për të njëjtën arsye në vitin 2021.
E njëjta gjykatë urdhëroi qeverinë të ulë nivelet e dioksidit të azotit dhe grimcave të imëta në më shumë se një duzinë zona në vitin 2017, në mënyrë që të përputhet me standardet evropiane.
Top Channel