Rregullatorët amerikanë kanë lëshuar paralajmërimin e tyre të parë për bankat mbi rreziqet që lidhen me tregun e kriptomonedhave.
Mbikëqyrësit u thanë institucioneve financiare që të jenë të kujdesshme ndaj mashtrimeve të mundshme, pasigurisë ligjore dhe zbulimeve mashtruese nga firmat e aseteve dixhitale.
Kjo vjen vetëm dy muaj pasi rënia e platformës tregtare FTX dërgoi valë tronditëse në industrinë e kriptove.
Në deklaratën e përbashkët, Rezerva Federale e SHBA, Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave dhe Zyra e Kontrolluesit të Monedhave thanë se po monitoronin nga afër aktivitetet e kriptove të organizatave bankare.
“Ngjarjet e vitit të kaluar janë shënuar nga paqëndrueshmëri të konsiderueshme dhe ekspozim të dobësive në sektorin e kripto-aseteve”, thuhet në deklaratë.
Rregullatorët thanë gjithashtu se lëshimi ose mbajtja e kodeve të kriptove, të cilat ruhen në rrjete publike dhe të decentralizuara, ishin me shumë gjasa në mospërputhje me praktikat e sigurta dhe të mirëqena bankare.
Bankat u inkurajuan gjithashtu të ndërmarrin hapa për të shmangur përhapjen e problemeve në tregun e aktiveve dixhitale në sistemin më të gjerë financiar.
Top Channel