Të sapomartuarit vdesin në përplasjen horror të helikopterëve gjatë muajit të mjaltit në Australi (fotot)

03/01/2023 15:28

Një çift britanik kanë humbur jetën në një përplasje tmerri mes dy helikopterëve dje në bregdetin e Australisë, teksa vizitonin të afërmit e tyre në muajin e mjaltit.

Ron e Diane Hughes, me moshë 65 e 57 vjeç, ishin dy nga katër viktimat e përplasjes në ajër të helikopterëve para qindra turistëve të shokuar që dëshmuan tragjedinë nga toka.

Çifti britanik nga Merseyside, ishin martuar në gusht dhe shkuan me pushime në Australi për të vizituar bijën e zotit Hughes, Jane Manns dhe nipat e tij.

Pilot Ash Jenkinson, 40 vjeç gjithashtu nga Britania, ishte viktima e tretë e aksidentit.

Nëna australiane, 36 vjecarja Vanessa Tadros, e cila lidhte lidhje fisnore me çiftin Hughes, gjithashtu humbi jetën kur helikopteri ra pranë bregut në plazhin e Queensland.

Ajo ishte në mjetin ajror me të birin Nicholas, i cili mbijetoi por raportohet se është në gjendje të rëndë.

Dhjetë vjeçari u nxorr nga rrënojat dhe u dërgua në spital me plagë të rënda, i rrethuar nga familajrët disa prej të cilëve dëshmuan ngjarjen e rëndë nga toka.

Dy persona të tjerë në bord – Winnie De Silva, 33 vjeç, dhe nëntë vjeçari Leon – u dërguan në spital të plagosur.

Nga gjashtë personat në bordin e helikopterit të pilotuar nga Michael James, asnjë nuk humbi jetën, duke pësuar vetëm plagë të vogla.

Bija e viktimës, zonja Manns dhe bashkëshorti Ben thanë në një dekalartë për rrjetin vendas 7News: “Familja jonë është e tronditur dhe kërkon privatësi në këtë kohë të vështirë”.

Përplasja ndodhi pak pas ngritjes se helikopterit të dytë, teksa dy mjetet e tipit Eurocopter EC130s u përplasën në rreth 80 metra lartësi.

Helika e helikopterit të parë kishte goditur dhe shkatërruar kabinën e helikopterit të dytë ku ndodhën viktimat e ngjarjes.

Piloti James kishte arritur të ulte mjetin e tij në plazh duke shpëtuar jetën e viktimave.

Policia tha se po heton për shkaqet e ngjarjes dhe pritet të ngrejë akuza kriminale.

FOTO GALERI
3/7
Pilot Ash Jenkinson, 40 vjeç gjithashtu nga Britania, ishte viktima e tretë e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA