Studentja bie për vdekje nga ballkoni 20m i lartë teksa vendoste zbukurimet e Krishtlindjes (fotot)

03/01/2023 16:38

Dina Khalil, e cila studionte për infermiere në Amman, Jordani, vdiq pasi ra nga ballkoni saj i katit të katërt teksa vendoste zbukurimet e Krishtlindjes.

22 vjeçarja Dina Khalil ra nga më shumë se 20 metra teksa përpiqej të vendoste zbukurimet e festave në banesën e saj në Aman. Vajza ishte dërguar në spital por mjekët kishin refuzuar ta trajtonin pasi nuk kishte sigurime mjekësore, tha në një intervistë babai i saj.

Miqtë e Dinas kishin mbledhur më pas para të mjaftueshme për ta trajtuar, por deri atëherë studentja që vinte nga Jadeidi-Makr në Izrael, kishte humbur shumë gjak.

Ajo u dërgua në rrugë ajrore në spitalin e Rambam në Haifa, por u shpall e vdekur më 29 dhjetor.

Babai i saj tha: “Ishte tepër vonë, stafi i spitalit priti shumë gjatë para se t’i jepte trajtimin. Vetëm pas disa ditësh arritëm ta transferonim në spitalin e Rambam ku ajo u shpall e vdekur.”

Tashmë familjarët kanë dhënë për donacion organet e Dina, të cilat mund të shpëtojnë jetën e pacientëve të tjerë, shkruan rrjeti Times of Israel.

Babai i saj tha për rrjetin Channel 12: “Ajo e donte shumë profesionin e infermieres, por në fund ndërroi jetë, ndoshta me donacionet e organeve ajo mund të ndihmojë njerëz të tjerë”.

FOTO GALERI
1/3
Dina Khalil, e cila studionte për infermiere në Amman, Jordani, vdiq pasi ra nga ballkoni saj i katit të katërt

Top Channel