Viti 2023 nis keq për Liverpoolin, që u mposht 3-1 përballë Brentfordit, duke regjistruar humbjen e pestë në 17 javë kampionat.
“The Reds” kanë humbur shumë nga shkëlqimi i viteve të fundit dhe po përballen me vështirësi të shumta në Premier League.
Arsenali kryesues po “fluturon” dhe është 15 pikë larg, madje me një ndeshje më pak se skuadra e Jurgen Klopp.
Trajneri gjerman protestoi pas ndeshjes për golin e tretë të Brentfordit, i nisur nga një faull i dukshëm sipas tij.
“Goli i tretë erdhi pas një shtyrjeje sade. Kur po vrapon dhe merr një shtyrje nga pas, atëherë ti e humbet kontrollin dhe rrëzohesh. Ishte faull sade!
Ka një arsye pse ata ishin më mirë në goditjet standarde pro sesa kundër. Ata kanë bërë gjëra në zonën tonë që zakonisht nuk lejohen.
Në fillim të sezonit zhvilluam një mbledhje në lidhje me faullet brenda zonës. Na siguruan që arbitrat do vërshëllenin shtyrjet, por nuk po ndodh kështu”, u shpreh Klopp.
Top Channel