Senatori republikan thotë se shkollat në SHBA po kthehen në një ‘vorbull indoktrinimi marksist’ (fotot)

03/01/2023 21:17

Senatori republikan amerkan Marc Rubio ka nxitur sot kolegët e tij të mos shpenzojnë fondet federale për promovim të ideve radikale të promovuara nga demokratët në vend.

“Partia republikane duhet të mbështesë me të gjithë forcën guvernatorët dhe zyrtarët e shkollave që po luftojnë për të parandaluar që sistemi arsimor në SHBA të bëhet një gropë indoktrinimi marksist”, tha senatori Rubio duke iu referuar politikave gjinore e atyre anti-racore.

“Konstruksione të rrezikshme akademike si ‘teoria kritike e racës’ dhe teoria radikale gjinore po u imponohen fëmijëve të shkollave fillore”, shkruante Rubio në një artikull të publikuar sot në revistën “American Conservative”.

Partia ka nevojë për përforcim të guvernatorëve republikanë dhe zyrtarëve të shkollave që luftojnë që ide të tilla të mos u mësohen fëmijëve, shtoi ai.

Rubio tha se çdo ankesë e prindërve për tema të tilla duhet të hetohet thellësisht.

“Teoria kritike racore” e cila është përfshirë në rrethet akademike në vitet 1980-të, tashmë mësohet në shkollat e SHBA, universitete dhe vende pune. Ajo sugjeron se ‘disa privilegje’ përcaktohen nga ngjyra e lëkurës, gjinia, seksualiteti dhe karakteristika të tjera të fiksuara. Kjo sipas kritikëve vetëm në dukje promovon atë që njihet si “supremacia e bardhë” pasi në fakt vetëm vë palët në konflikt duke nxitur urrejtje mes njëra-tjetrës dhe duke nxitur diskriminimin kundër të bardhëve, në një kohë përzierjeje të gjerë demografike në vend.

17 shtete në SHBA kanë kufizuar mësimin e teorisë kritike racore sipas rrjetit ‘Education Week’, kurse guvernatori i Florida, Ron DeSantis e ndaloi atë tërësisht vitin e kaluar.

Artikulli i Rubio me titull “Plani im për rinovimin amerikan” theksonte tre detyra kryesore për republikanët: “Vendosja në vendin e tyre të financiarëve të Wall Street, kthimi i industrive kritike në SHBA dhe rindërtimi i forcës punëtore të SHBA.

FOTO GALERI
2/3
Partia ka nevojë për përforcim të guvernatorëve republikanë dhe zyrtarëve të shkollave që luftojnë që ide të tilla të mos u mësohen fëmijëve, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA