Muajt e parë të trajnerit në stolin e Chelsea-t e kanë dhënë një verdikt: Graham Potter… nuk ka shkopin magjik, pavarësisht mbiemrit.
Trajneri anglez për të cilin blutë paguan miliona në arkat e Brighton pasi kishin pushuar Tuchel, vazhdon të ketë disa probleme në menaxhimin e skuadrës.
Në veçanti në sulm, aty ku numrat sezonalë janë domethënës: Chelsea deri më tani ka shënuar 20 gola në 16 ndeshje të kampionatit. Shifra që e vënë klubin londinez më afër përkrah skuadrave që luftojnë për mbijetesën, se sa atyre që luftojnë për pozicionet që kanë rëndësi në Premier League.
Gjithsesi organika aty para është ajo që është, mungon një sulmues që të shënojë në vazhdimësi. Dhe të mendosh që blutë sulmues shitën dy gjatë verës. Ky vendim, i marrë nga Tuchel që preferonte të luante me 9-ën false, dhe i përkrahur nga pronarët e rinj, rrezikon të shkatërrojë sezonin aktual të Chelsea-t. Është ky këndvështrimi i Graeme Souness. Ish mesfushori i Liverpool , duke analizuar barazimin e Chelsea-t kundër Nottingham Forest i shpjegoi publikut se shitja e dy numrave 9 të organikës njëkohësisht ishte krejtësisht e gabuar teksa u shpreh: “Havertz nuk do të shënojë kurrë mjaftueshëm. Ishte çmendur të largohej Lukaku, Werner dhe pastaj të shpenzoheshin 170 milionë paund për 3 mbrojtës. Futbolli në disa gjëra nuk ndryshon kurrë, dhe gjëja më e vështirë është të gjesh dikë që shënon gola”.
Numrat i japin të drejtë arsyetimit të Souness. Një problem ky për Potter që e gjen veten me një organikë të përzgjedhur nga pasardhësi i tij, dhe për vetë mënyrën se si e vendos skuadrën në fushë ka një gropë vërtetë të madhe. Sounesss insiston te absurdi i largimit së dy qendërsulmuesve për të shpenzuar shumë në një tjetër repart.
” Të shpenzosh 170 milionë paund për mbrojtës nuk ka gjë, nëse buxheti ta lejon. Por për mua prioriteti duhej të ishte diku tjetër. Ke larguar dy qendërsulmues, nuk ishin zgjidhja e problemeve që kishe, por ishin më të mirë se ata që ke tani. Nuk mund të më thonë se Chelsea është më mirë tani, me sulmuesit që ka në dizpozicion”.-tha ai./ SuperSport
Top Channel