Padia kundër bordeve të çmimeve/ Kushtetuesja pranon kërkesën e PD, nis dëgjimi i palëve në fund të janarit

03/01/2023 15:31

Gjykata ka vendosur t’i hapë dritën jeshile padisë së parë të opozitës që kërkon shkrirjen e strukturës, e cila vendos çmimet e produkteve ushqimore, duke caktuar 31 janarin si ditën kur do zhvillohet beteja e parë ligjore e demokratëve jo vetëm kundër qeverisë, por edhe Autoritetin e Konkurrencës.

Të ashtuquajtura borde të Transparencës tashmë do të duhet të kalojnë në filtrin Kushtetues.

Bordet e Transparencës, u ngritën nga qeveria në mars të 2022 me qëllim zbutjen e krizës se çmimeve  si pasojë e luftës në Ukrainë, por për opozitën këto struktura shërbyen për të ligjëruar interesat e bizneseve të caktuara ne mungesë të plotë të transparencës dhe jo për të ndihmuar shqiptarët.

Padia kundër bordit të produkteve ushqimore, nuk është e vetmja në sirtarët e gjykatës. Demokratët janë në pritje që Kushtetuesja të vendosë edhe për shkrirjen e strukturës  që vendos çmimin e karburanteve me argumentin se ky bord është ngritur me qëllimin  favorizimin e  një grupi oligarkësh në kurriz të qytetarëve.

Me mbarimin e festave të fundvitit, janari pritet të jetë muaj intensiv pune për gjyqtarët kushtetuese, të cilët duhet të vendosin jo vetëm për fatin e bordit që cakton çmimin e  produkteve ushqimore, por edhe për mandatin e ministres Olta Xhaçka dhe  padinë kundër projektit të koncesionit të Butrintit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA