Ministri izraelit i Sigurisë Itamar Ben-Gvir vizitoi Malin e Tempullit në Jeruzalem. Vetë njoftimi shkaktoi zemërim.
Ish-kryeministri izraelit Yair Lapid dhe palestinezët e quajtën aktin një “provokim”.
Mediat izraelite treguan imazhe dhe video të ministrit të Sigurimit Itamar Ben-Gvir të shoqëruar nga policia në kompleksin Temple Mount në Jeruzalem. Politikani nacionalist i krahut të djathtë me sa duket ka vizituar edhe vendin ku ndodhet Xhamia Al-Aksa.
Ministria e Jashtme e Autoriteteve Palestieneze të Autonomisë lëshoi menjëherë një deklaratë në të cilën dënoi “sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa nga ministri ekstremist Ben-Gvir”. Është një “provokim i paprecedentë dhe një përshkallëzim i rrezikshëm i konfliktit”. Qeveria e Jordanisë fqinje, e cila zyrtarisht kontrollon Malin e Tempullit, dënoi gjithashtu “në termat më të ashpër sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe shkeljen e shenjtërisë së saj”.
Në një postim në Twitter, Ben-Gvir-i tha se qeveria izraelite “nuk do t’i nënshtrohet një organizate vrasësish famëkeq” – me këtë ai kishte parasysh Hamasët, një lëvizje radikale islamike që kishte kërcënuar më parë me përshkallëzim në rast vizite.
Ministri i Sigurisë Kombëtare në kabinetin e ri të kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili u betua së fundmi, e kishte deklaruar qëw më parë hapin, i cili kishte ngjallur reagime të forta. Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid paralajmëroi për rrezikun e dhunës. Një vizitë demonstrative e kryeministrit të ardhshëm Ariel Sharon në Malin e Tempullit gjatë fushatës zgjedhore të vjeshtës 2000 konsiderohet si një nga nxitëset e Intifadës së dytë, kryengritjen palestineze nga viti 2000 deri në 2005.
Besimtarët hebrenj mund të hyjnë në Malin e Tempullit vetëm gjatë orëve të caktuara, por nuk mund të luten atje.
Mali i Tempullit, që ndodhet në periferi të qytetit të vjetër të Jeruzalemit, është një vend i rëndësishëm pelegrinazhi për hebrenjtë dhe myslimanët: Në fenë islame, ai konsiderohet vendi i tretë më i shenjtë pas Mekës dhe Medinës. Në judaizëm, është madje vendi më i rëndësishëm, ku dikur besohet se ndodheshin dy tempuj. Hebrenjtë vijnë për t’u lutur në Murin e Vajtimit në rrëzë të Malit, lutja në vetë pllajë është e rezervuar për myslimanët. Partia “Forca Hebreje” e Ben Gvir-it kërkon të drejtat e lutjes për hebrenjtë në Malin e Tempullit.
Top Channel