Bernardo Silva zbulon si u prit në dhomat e zhveshjes së Portugalisë vendimi i trajnerit Fernando Santos për të ulur në stol Cristiano Ronaldon në ndeshjen e fazës së 1/8-tave në Botërorin e Katarit ndaj Zvicrës.
Mesfushori i Manchester City theksoi se skuadra duhet të pranojë secilin vendim të trajnerit dhe se në fushë nuk mund të zbresin të gjithë lojtarët e organikës.
“Përpara ndeshjes ne diskutuam se cili mund të ishte vendimi i trajnerit. Në fund e zbuluam vetëm dy orë para ndeshjes kur mbërritëm në dhomat e zhveshjes. Një skuadër ka 26 lojtarë dhe janë shumë për një trajner që duhet të zgjedhë vetëm 11. Gjithsesi, unë nuk u surprizova për faktin që Ronaldo u ul në stol, nuk habitem asnjëherë me një vendim që merr trajneri. Në fund është i vetmi që ka të drejtën për të vendosur”, u shpreh Bernando Silva.
Top Channel