Video/ Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 nisin rrugën drejt hapësirës, Shqipëria do të vëzhgohet nga 150 km distancë

03/01/2023 17:59

Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 kanë nisur rrugën e tyre për në hapësirë. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama përmes një video live në “Facebook” ku monitorohet lëshimi i raketës Falcon 9, që është  misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët , Albania 1 dhe Albania 2.

Kjo është realizuar pëmes një kontrate, e cila konsiston në përdorimin  ekskluziv të dy satelitëve, për një periudhë tre vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS), si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj”- tha Niko Peleshi.

Nevojën e këtyre dy satelitëve kryeministri Edi Rama e shikon të lidhur me situatën e dështimit të përpjekjeve për të eliminuar ndërtimet pa leje.

Syri nga 150 km do zbulojë shkelje, të cilat tashmë nuk do të mund t’i shpëtojnë më qeverisë.

Top Channel