KFOR-i heq barrikadat e mbetura në veri të Kosovës: Po rikthejmë lirinë e lëvizjes

03/01/2023 11:13

Misioni KFOR në Kosovë po kryen disa operacione inxhinierike në veri të vendit, duke i larguar nga rruga automjetet e bllokuara që kanë mbetur në këtë pjesë.

Në një njoftim të misionit thuhet se kjo po bëhet për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton KosovaPress.

“Misioni KFOR po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim.

Të enjten e 29 dhjetorit në veri të vendit serbët larguan barrikadat e vendosura nga bandat kriminale në veri të vendit, por aty mbetën disa kamionë të djegur nga vet ato.

Ndërsa vendosja e tyre është bërë për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës, Dejan Pantiç, i cili ditë më parë u dërgua në arrest shtëpiak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA