Irani zotohet për hakmarrje për gjeneralin e vrarë nga SHBA, Soleimani (fotot)

03/01/2023 18:17

Në një event madhor sot në kryeqytetin Teheran, presidenti iranian tha se vendi do të marrë hak për vrasjen e gjeneralit të ushtrisë në një sulm të SHBA në Irak.

“Hakmarrja për gjakun e martirit Soleimani është e sigurtë,” tha presidenti Ebrahim Raisi në një event në xhaminë Grand Mosalla të Teheranit për të shënuar tre vjetorin e vrasjes së gjeneralit në një sulm me dron pranë aeroportit të Bagdadit.

Pjesëmarrësit në event mbanin postera me pamjen e Kasem Soleimani, zv. Komandantit të tij Hashed al-Shaabi, Abu Mahdi al-Muhandis, të cilët humbën jetën në sulm.

Presidenti Raisi rendiste arritjet ushtarake të komandantit të ndjerë duke thënë se ai kishte mundur si SHBA ashtu dhe ISIS në rajon.

“Ne nuk do të harrojmë gjakun dhe hakmarrjen për martirin Soleimani, dhe nuk do të flemë rehat derisa ta arrijmë.”

“Martiri Soleimani arriti të mundë njësitë e SHBA dhe të lëvizjes terroriste ISIS në rajon, të cilat i paraprinin humbjes së hegjemonisë së SHBA në botë”, tha mes të tjerash Raisi.

FOTO GALERI
3/5
Pjesëmarrësit në event mbanin postera me pamjen e Kasem Soleimani, zv. Komandantit të tij Hashed al-Shaabi, Abu Mahdi al-Muhandis, të cilët humbën jetën në sulm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA