Investoi 20 milionë € për një hotel luksoz, gërmimet shokojnë Gerard Pique!

03/01/2023 09:01

Telashet nuk po i ndahen Gerard Pique. Mbrojtësi spanjoll u nda nga këngëtarja e njohur Shakira, teksa ka humbur edhe postin e titullarit te Barcelona, ekip ku ka fituar plot 30 trofe.

Qendërmbrojtësi investoi rreth 20 milionë euro në vitin 2015 në qytetin jugor të Spanjës, Malaga, për të ndërtuar një hotel luksoz në një zonë shumë turistike, Costa del Sol, por gërmimet në truallin e blerë kanë shokuar 35-vjeçarin.

Pasi u miratua projekti i ndërtimit për të filluar ndërtimin e hotelit, fillimisht u desh të prishej një kinema. Më pas filluan gërmimet në tokë dhe Pique u gjend përballë një zbulimi makabër!

Të paktën 250 varre janë gjetur gjatë gërmimeve, duke e bërë të pashmangshëm ndalimin e punimeve. Shtypi iberik shkruan se nën atë tokë është varrosur një nga nekropolet më të mëdha në Spanjë, që daton me shekullin e 15-të.

“Ndoshta varret nuk janë përdorur kurrë dhe për këtë arsye nuk janë aq të çmuara për t’u ruajtur”, shtoi arkeologu përgjegjës i gërmimeve, duke shpjeguar se mund të vonojë zbatimin e projektit të futbollistit spanjoll vetëm për një periudhë të shkurtër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA