Bashkimi Evropian: Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë

03/01/2023 20:15

Zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Nabila Massrali, të martën në konferencë për media, ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë kanë treguar se sa e rëndësishme është të arrihet normalizimi i marrëdhënieve.

“Ne kemi mirëpritur qetësimin e tensioneve dhe largimin e barrikadave. BE-ja ka luajtur rol aktiv në arritjen e kësaj, në koordinim me SHBA-në dhe KFOR-in. Situatat vazhdon të mbetet e brishtë. Presim nga të gjitha palët që të frenohen e ta ruajnë qetësinë. T’i evitojnë veprimet që kanë potencial për të kthyer përshkallëzimin apo dhunën. EULEX-i vazhdon ta monitorojë situatën. Zhvillimet e javëve të fundit kanë treguar se sa e rëndësishme është të bëhet progres i vërtetë dhe i pakthyeshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Massrali.
Ajo ka shtuar se BE-ja pret implementimin e gjitha marrëveshjeve të arritura deri tash në dialog.

“Duke filluar me kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fillimin e diskutimeve për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. BE-ja do të vazhdojë me të dyja palët në këtë drejtim”, tha Massrali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA