Në konferencën e dhënë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Napolit, trajneri i Interit, Simone Inzaghi foli edhe për garën e titullit, duke iu përgjigjur pyetjes nëse mund të besojë ende në fitorja e trofeut të Seria A, pavarësisht se është 11 pikë prapa në renditje.
Trajneri i Inter u përgjigj se kanë mbetur ende edhe 23 ndeshje dhe nuk ka pse të mos e besojë diçka të tillë.
“Po, kanë mbetur edhe 23 ndeshje dhe ka shumë pikë për t’u marrë. Interi, si të gjithë ata që i ndjekin, duan të ulin diferencën, ndaj një kundërshtari që është skuadra më e mirë në Evropë për momentin. Duhet të urojmë Napolin dhe trajnerin e tij, por kush është pak prapa ka shpresë. Kjo, megjithatë, kalon nga fusha, jemi një grup i bashkuar, me tifozë të jashtëzakonshëm, që duan të fitojnë të gjitha ndeshjet, pa menduar për mungesa, lëndime dhe pezullime”, tha Inzaghi./ SuperSport
Top Channel