Kina kërcënon me hakmarrje vendet e tjera mbi rregullat ‘politike’ për udhëtarët

03/01/2023 21:46

Qeveria kineze ka sugjeruar që kufizimet e udhëtimit të vendosura nga disa vende për të ardhurit kinezë janë të motivuara politikisht – dhe ka paralajmëruar se mund të hakmerret.

SHBA, India dhe Britania e Madhe janë ndër kombet që kanë futur testimin e detyrueshëm për të ardhurit nga Kina.

Vendi ka parë së fundmi një rritje të rasteve me Covid pas lehtësimit të kontrolleve të rrepta, me frikën se rastet dhe vdekjet po raportohen shumë më pak.

Përditësimi i fundit ditor i Kinës për Covid, më 24 dhjetor, raportoi më pak se 5,000 raste, por disa analistë pretendojnë se ngarkesa ditore e rasteve është tashmë mbi dy milionë dhe mund të arrijë në pothuajse katër milionë këtë muaj.

Mungesa e të dhënave, dhe njoftimi i Kinës se po lehtësonte kufizimet e udhëtimit nga 8 janari, bëri që më shumë vende të kërkonin testimin e Covid për të ardhurit nga Kina.

Megjithatë, zëdhënësja Mao Ning tha se qeveria ishte në mënyrë të vendosur kundër përpjekjeve për të manipuluar masat e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë për qëllime politike dhe do të marrë masat përkatëse…sipas parimit të reciprocitetit.

“Unë mendoj se ne po kryejmë detyrën tonë në mbrojtjen e francezëve duke kërkuar teste”, tha të martën kryeministrja e Francës Elisabeth Borne.

Top Channel