Një pronar picerie po ofron t’u japë të gjithëve në Edinburg pica falas gjatë muajit të ardhshëm si një akt dashamirësie.
Marc Wilkinson, 55 vjeç, tha se ai kishte planifikuar një veprim të madh altruist për të ndihmuar njerëzit që po luftonin me krizën e kostos së jetesës.
Ai tha se kjo do t’i jepte gjithashtu stafit të tij me kohë të pjesshme më shumë punë.
“Jam shumë i kënaqur me planin tim, sepse është një fitore, fitore, fitore për të gjithë”, tha ai.
“Klientët përfitojnë, furnitorët përfitojnë dhe ekipi im i kuzhinierëve përfiton pasi u jep atyre më shumë orë pune. Vazhdoj të dëgjoj se si kostoja e jetesës po prek kaq shumë njerëz dhe thjesht mendova se furrat e mia gjithsesi funksionojnë gjatë gjithë ditës, kështu që ato mund të punojnë me kapacitet të plotë gjatë gjithë ditës nëse kjo i ndihmon njerëzit. Altruizmi është diçka që më intereson vërtet, kështu që doja ta provoja”, shtoi ai.
Ai vlerësoi se kjo do t’i kushtonte rreth 12,000 £, por nuk e ndalon 55-vjeçarin ta realizojë këtë qëllim.
Top Channel