Lufta në Ukrainë hyri në ditën e 313 me një mesazh hakmarrjeje nga ana e Kievit. 400 ushtarë rusë të vrarë e 300 të plagosur, ky është bilanci i bombardimeve ukrainase ndaj bazës ruse në Makiivka, në rajonin e Donetskut të pushtuar nga trupat e Moskës.
Lajmin e përcjell The Guardian. “Në ndërrimin e viteve rrëzuam edhe 45 dronë, rusët janë patetikë. Do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore. Nuk ka falje për një shtet terrorist si Rusia”, deklaroi presidenti Volodimyr Zelensky, i cituar nga prestigjozja britanike.
Rusia nisi shumë drone gjatë natës për të sulmuar disa pjesë të vendit fqinj, por dhjetëra prej tyre u rrëzuan nga forcat e Kievit. Mësymja e re erdhi pas një serie sulmesh gjatë fundjavës që vranë tre civilë në natën e Vitit të Ri. Objektet e infrastrukturës energjetike në kryeqytet u dëmtuan dhe një shpërthim ndodhi në një lagje të qytetit.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kjo ishte shkaktuar nga dronët apo municione të tjera. Në rajonin periferik të Kievit, i cili gjithashtu u sulmua me dronë, u godit një “objekt infrastrukturor kritik”. Rusia ka ndërmarrë sulme ajrore mbi furnizimet me energji dhe ujë të Ukrainës pothuajse çdo javë që nga tetori, duke shtuar vuajtjet e ukrainasve, ndërsa forcat e saj tokësore luftojnë për të mbajtur terrenin dhe për të avancuar.
Top Channel