Filipine/ Mijëra njerëz të bllokuar ditën e Vitit të Ri pasi ndërprerja e energjisë goditi aeroportin 

02/01/2023 16:08

Kaos shpërtheu në ditën e Vitit të Ri në Filipine pasi një ndërprerje e rëndë e energjisë ndikoi përkohësisht kontrollin e trafikut ajror në aeroportin më të madh të vendit, duke ndërprerë afro 300 fluturime dhe duke lënë dhjetëra mijëra udhëtarë të bllokuar në qendrën e Azisë Juglindore.

Një total prej 282 fluturimesh ose u vonuan, u anuluan ose u devijuan drejt aeroporteve të tjera rajonale, ndërsa rreth 56,000 pasagjerë u prekën që nga ora 16:00 sipas kohës lokale në ditën e Vitit të Ri, shtoi ai. Nuk ishte e qartë se sa mbifluturime u prekën, raportoi Reuters.

Aeroporti Ndërkombëtar Ninoy Aquino është porta kryesore për udhëtarët në Filipine.

Çështjet teknike u zbuluan për herë të parë të dielën në mëngjes, tha në një deklaratë operatori i aeroportit, Autoriteti i Aviacionit Civil të Filipineve.

Në një konferencë shtypi të mbajtur mbrëmjen e së dielës, 1 janar, Sekretari i Transportit i Filipineve, Jaime Bautista, kërkoi falje për shqetësimin e shkaktuar pasagjerëve dhe tha se sistemi qendror i kontrollit të trafikut ajror të aeroportit kishte pësuar një ndërprerje të rëndë të energjisë.  Edhe pse kishte një furnizim rezervë me energji elektrike, ai kishte dështuar të furnizonte mjaftueshëm energji.

Bautista shtoi se departamenti i tij i transportit kishte koordinuar gjithashtu me linjat ajrore të prekura për të ofruar ushqim, pije freskuese, transport dhe akomodim pa pagesë për të gjithë pasagjerët e prekur.

Incidenti ka ngjallur reagim të ashpër publik në internet me shumë, duke përfshirë politikanë, që pyesin se si dhe pse kishte ndodhur ndërprerja e energjisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA