Qytetarët e Kosovës shpenzuan më pak këtë vit për festa, edhe pse zakonisht në këtë periudhë të vitit shumica e tyre e lëshojnë dorën, duke harxhuar sipas mediave vendase rreth 30 milionë euro ne total.
Kjo nuk ka ndodhur megjithatë me të gjithë. Raporti “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2022”, i realizuar nga UBO Consulting, tregon se çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht rreth 150 euro për këto festa.
Aty tregohet se numri i familjeve që për shkak të situatës së vështirë ekonomike zgjedhin të mos kremtojnë, ka shënuar rritje nga 14 qe ishte për qind në vitin 2021, në 20 për qind në 2022-në”. Raporti tregon po kështu se familjet kosovare shpenzuan mesatarisht 0.2 milionë euro më pak se në fundvitin e 2021-së dhe rreth 3.1 milionë euro më pak se sa në fundvitin e 2020-së. Mbi gjysma e qytetarëve të pyetur, thanë se kanë kërkuar të blejnë produkte me ulje çmimi. Në fund të raportit theksohet se 86 për qind e blerjeve bëhet nga periudha 25-31 dhjetor, ndërsa pjesa tjetër nga periudha 15-24 dhjetor.
Disa ditë më parë, kryetari i Dhomës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se parashikimet për rritje ekonomike në Kosovë këtë vit, “nuk do të jenë të mjaftueshme” për zhvillim dhe punësim, ndërsa theksoi se prodhimi dhe tërheqja e investimeve të huaja janë pikat kryesore ku duhet të fokusohet vendi.
Top Channel