Një banese i është vënë tritol në Lushnjë këtë natë të ndërrimit të viteve.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e Altin Lamçes. Po në këtë banesë u vu lëndë plasëse më 1 nëntor.
Nga shpërthimi është dëmtuar një nga automjetet e parkuara në oborr.
Policia e Lushnjës ndodhet në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet autori apo autorët.
Edhe pse kanë kaluar rreth dy muaj nga shpërthimi i parë asnjë autor apo pistë nuk është zbuluar policia e Lushnjës.
“Rreth orës 18:30, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në dy automjetet e parkuara. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sipas policisë.
Top Channel