Në Gaza, një grup të rinjsh zgjodhën t`i kremtojnë disi më ndryshe festat e fundvitit. Babagjyshi i tyre e ndërroi slitën e tij të famshme me skitë e ujit.
Sërfistë palestinezë, të veshur si Santa Claus, po i bien kryq e tërthor plazhit atje, duke ngazëllyer kureshtarët. “Qëllimi ynë është të dërgojmë një urim të veçantë edhe për vëllezërit tanë të krishterë”, thotë Khaldun Abu Salim nga Federata Palestineze e Lundrimit, e cila ishte dhe organizuesja e eventit.
“Donim të përcillnim një mesazh ndryshe për vëllezërit tanë të besimit të krishterë, ndaj menduam të organizonim një shoë të skive në ujë me shumë babagjyshë të Vitit të Ri”, tha Khaldoun Abu Salim, organizator i eventit.
“Do ta mbaj këtë veshje në ndërrimin e viteve me shpresën që 2023-shi të jetë një vit i mbarë e plot lumturi për banorët e Gazës dhe për të gjithë botën”, tha sërfisti Muhammad Abu Ghanem.
Në Gaza, plot të krishterë e myslimanë i festojnë bashkë Krishtlindjet dhe mbrëmja e vitit të ri, nuk përbën ndryshim për ta. Në Palestinë, Viti i Ri mbërrin një orë përpara Shqipërisë.
Top Channel