Gruaja e zhveshur në motoçikletë, sulmon oficerët kur e arrestojnë për ‘ekspozim publik’ (fotot)

31/12/2022 16:52

Një spektakël i pazakontë ndodhi në fillim të javës në Brazil, kur policia ndaloi një grua thuajse krejt të zhveshur duke drejtuar një motoçikletë, e cila nuk e priste masën e autoriteteve dhe nisi të sulmonte oficerët duke i goditur me shkelma.

Gruaja më pas u tërhoq mes ulërimave dhe shkelmave që lëshonte, pasi oficerët e ndaluan teksa drejtonte motoçikletën e zhveshur dhe rrjedhimisht tërhiqe vëmendjen e shoferëve burra duke u kthyer në burim aksidentesh.

Ngjarja ndodhi në qytetin Espírito Santo në juglindje të Brazilit.

Video të shpërndara online tregojnë gruan të zhveshur nga mesi e lart, që mbante vetëm një bikini të vogël jeshil, kokore dhe syze dielli.

Ajo ndaloi më pas motorin e saj ne nje pike karburanti më poshtë dhe me gjoksin jashtë nisi të ecte me një qese në dorë, para se të ndalohej nga oficerët e policisë.

Video të dëshmitarëve tregojnë se agjentët e kapin gruan dhe ajo nis të qëllojë me shkelma ndaj tyre.

Më pas gjoksi i gruas mbulohet nga një jelek ndriçues, që supozohet se u soll nga policët apo punonjësit e karburantit aty pranë.

Por megjithë sulmin e gruas së paqëndrueshme, oficerët arritën ta largonin nga vendndodhja.

Ligji 233 i kodit penal të Brazilit kundër dinjitetit seksual thotë se “Dënimi për vulgaritet apo ekspozim në publik është tre muaj deri në një vit burg”.

Megjithëse fjalët nuk i referohen drejtpërdrejt lakuriqësisë në publik, ky është neni i përdorur ndaj njerëzve që kapen zhveshur në zona të paautorizuara.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA