08/01 22:58
Autobusi me pasagjerë u rrëzua nga një shkëmb në lindje të Bolivisë, duke vrarë 11 persona dhe plagosur 23 të tjerë.
Ata po udhëtonin në një rrugë midis kryeqytetit rajonal Santa Cruz me qytetin e vogël rural të Saipina kur u përplasën në orët e para të mëngjesit për arsye ende të panjohura.
Mediat vendase raportojnë se të plagosurit u dërguan në spitalin në Saipina, ndërsa ata me lëndime më të rënda në Santa Cruz.
Sipas institutit të statistikave INE të Bolivisë, aksidentet e trafikut shkaktuan 1,325 vdekje dhe 11,155 lëndime në vend në vitin 2021.
Top Channel