Video/ Gjuajtësit kinezë fluturojnë ‘ngjitur’ me zbuluesin amerikan në ‘luftën psikologjike’ të ajrit e detit të Kinës Jugore (fotot)

30/12/2022 16:01

Pamje dramatike të publikuara sot tregonin përballje kërcënuese në kuota të larta fluturimi mes gjuajtësve të Kinës që kishin interceptuar një avioni zbulues amerikan mbi ujërat e Detit të Kinës Jugore.

SHBA raportonte se gjuajtesi kinez ishte afruar gati 10 metra duke kërcënuar avionin e madh zbulues amerikan, duke e detyruar të bënte manovrime emergjence.

Uashingtoni dënonte më pas Pekinin për ato që quante sjellje e rrezikshme e avionëve të tij.

Në incidentin e fundit shihet gjuajtësi i marinës kineze J-11 që thuajse prek krahun e zbuluesit amerikan RC-135 për të shkaktuar një prekje të mundshme në ajër.

Ushtria e SHBA tha se zhvillimi ndodhi mbi ujërat e kontestuara të detit të Kinës Jugore, ku J-11 kinez detyron pilotin amerikan të nisë zbritjen për të shmangur përplasjen, siç ka ndodhur më parë në konfrontimet ajrore mes pilotëve rusë dhe atyre amerikanë.

Një burim ushtarak tha për ‘The New York Times’ se zyrtarët kishin pritur më shumë se një javë para se të publikonin pamjet, pas verifikimi të detajeve dhe deklasifikimit të imazheve.

FOTO GALERI
1/5
Pamje dramatike të publikuara sot tregonin përballje kërcënuese në kuota të larta fluturimi

Top Channel