Përleshje të rënda mes palestinezëve dhe forcave izraelite gjatë operacionit të ushtrisë në Nablus, Bregu Perëndimor

30/12/2022 18:46

Protestues palestinezë shiheshin sot të lëshonin gurë dhe të shtëna armësh ndaj forcave të ushtrisë izraelite që po kryente një operacion kërkim-arrestimi në qytetin e vjetër të Nablus, në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor.

Në pamje shiheshin shiheshin të rinj palestinezë që qëllonin me gurë dhe disa me armë ndaj autoblindave izraelite që avanconin në qytet.

Muajt e fundit ka pasur thuajse përditë palestinezë të vrarë nga ushtria, e cila ka nisur operacione të shumta në vendbanimet palestineze në kërkim të atyre që quan “elementë terroristë”.

Zemërimi palestinez duket se është shtuar dje kur kryeministri Benjamin Netanjahut tha se qeveria e tij ka si përparësi zgjerimin e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor, edhe pse konsiderohet “të jashtëligjshme” nga komuniteti ndërkombëtar.

OKB ka paralajmëruar sot se konflikti  Izrael-Palestinë është “përsëri në pikën e zierjes” pas përshkallëzimit të dhunës së ushtrisë në Bregun Perëndimor dhe sulmeve të hakmarrjes në Izrael.

FOTO GALERI
2/9
Muajt e fundit ka pasur thuajse përditë palestinezë të vrarë nga ushtria, e cila ka nisur operacione të shumta në vendbanimet palestineze

Top Channel