“Pakoja e Madhe”/ Rama njofton 20 mijë lekë të reja për të gjithë ushtarët bazë e nënoficerët

30/12/2022 16:42

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se do të shpërndahen 20 mijë lekët të reja nga “Pakoja e Madhe” për ushtarët bazë dhe nënoficerët . 

Rama ka bërë me dije se kështu ata do të ndihmojnë familjet e tyre me zerimin e impaktit të inflacionit të luftës në këtë periudhë të vështirë për të gjithë.

Njoftimi: 

20 000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe do u shpërndahen ushtarëve bazë e nënoficerëve që pavarësisht rritjes së konsiderueshme të pagave këtë vit për gjithë ushtarakët tanë, janë ata që paguhen më pak se sa të tjerët në Forcat e Armatosura dhe kështu do të ndihmojnë familjet e tyre me zerimin e impaktit të inflacionit të luftës në këtë periudhë të vështirë për të gjithë

Top Channel