Opozita i “zë derën” Kurtit, PDK dhe AAK kërkojnë kryeministrin në Kuvend, paralajmërojnë protesta të tjera masive Dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak janë liruar për qarkullim, pas largimit të barrikadave në veri të Kosovës.
Barrikada e vendosur në fshatin Zupq në Zubin Potok është larguar këtë të premte. Zupqi është përgjatë rrugës së pikës kufitare të Bërnjakut.
Përveç heqjes së barrikadave në komunën e Leposaviçit dhe të Zubin Potokut, pasditen e së enjtes janë larguar edhe barrikadat në fshatin Rudarë në komunën e Zveçanit, dhe ato në Mitrovicë të Veriut.
Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit, të cilat u ngritën më 10 dhjetor duke penguar qarkullimin në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Serbët lokalë I ngritën këto barrikada duke kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiç, nga autoritetet e rendit në Kosovë.
Pasi u mbajt në paraburgim, ai është aktualisht në arrest shtëpiak, pasi dyshohet se organizoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Top Channel