Hurmat e Arabisë janë plot vlera, të shijshme dhe me nivel të lartë ushqyesish.

Përveç shijes së tyre karakteristike, hurmat e Arabisë janë tejet të shëndetshme dhe i ofrojnë organizmit një sërë përfitimesh.

Hurmat e Arabisë janë një burim i pasur fibrash të shëndetshme, minerale dhe vitaminash. Ato ndihmojnë kundër konstipacionit dhe problemeve të tjera me sistemin tretës.

Hurmat e Arabisë gjenden kudo në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme në Shqipëri.

Më poshtë do të zbuloni se çfarë ndodh në organizmin tuaj nëse konsumoni dy hurma në ditë për një javë të plotë.

Tretje më e mirë

Hurmat përmbajnë fibër, e cila është një përbërës kyç për tretjen e shëndetshme.

Një sasi prej 100 gramësh ofron 7 gramë fibër, e cila do të mundësojë një lëvizje më të mirë të zorrëve.

Megjithatë, stomaku kërkon pak kohë që të mësohet me fibrën dhe të marrë më të mirat e saj.

Më shumë energji

Hurmat e Arabisë janë të ëmbla, e megjithatë ato nuk e rrisin sheqerin në gjak.

Kjo ndodh falë fibrës e cila ngadalëson përthithjen e sheqerit.

Hurmat ofrojnë shumë energji e cila është e qëndrueshme dhe jo e luhatshme.

Më shumë antioksidantë

Hurmat përmbajnë shumë antioksidantë që neutralizojnë radikalet e lira në organizëm.

Radikalet e lira janë përgjegjëse për shumë sëmundje të këqija që i kanosen organizmit.

Ekspertët thonë se hurmat e arabisë kanë më shumë antioksidantë se fiqtë dhe kumbullat.

Antioksidantët tek hurmat do të pengojnë shfaqjen e inflamacionit kronik dhe do të mbrojnë shëndetin tuaj.

Shëndeti mendor

Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i hurmave të Arabisë mbron trurin nga sëmundje të rrezikshme siç është ajo e Alzheimerit.

Për më tepër, hurmat përmirësojnë shumë funksione të trurit, përfshirë aftësinë e të nxënit, kujtesën, të menduarit si dhe zbusin ankthin.

Më pak nevojë për sheqer

Hurmat e Arabisë janë një zëvendësues shumë i mirë i sheqerit të rafinuar.

Ato mund t’i përdorni në shumë receta në vend të sheqerit.

Mjafton që t’i përzieni në mikser me pak ujë dhe të formoni një pastë.

Për çdo lugë sheqer që ju nevojitet në recetë mund të përdorni një lugë nga pasta e hurmave.

Mjafton një javë dhe do të vëreni një shëndet më të mirë fizik dhe mendor por edhe më shumë energji për tu përballur me sfidat e ditës./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA