Kryeministri britanik premton të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën

30/12/2022 18:34

Rishi Sunak ka ndarë një mesazh për ukrainasit, pasi Britania e Madhe konfirmoi një paketë të re mbështetjeje për të ndihmuar Kievin të zbulojë minat tokësore.

Ai tha se ukrainasit janë prekur nga sulmet intensive ditët e fundit të këtij viti, por mbështetja e tyre nuk do të ndalet.

 “Gjatë ditëve të fundit Ukraina ka pësuar një nga valët më të këqija të sulmeve raketore. Ukrainasit mbeten të padekur. Mbretëria e Bashkuar nga ana tjetër do të vazhdojë t’u ofrojë atyre mbështetje për t’u mbrojtur. Sot, ne po shpallim pajisjen e re të çminimit dhe anti-eksplozivëve”.

Kjo përfshin më shumë se 1000 detektorë metali VALLON dhe 100 komplete për heqjen e armëve të bombave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA