Krokodili ha krokodilin/ Zvarraniku gjigant tmerron fotografët duke i ngulur dhëmbët më të voglit (fotot)

30/12/2022 15:28

Në imazhe shihen momentet shokuese kur një krokodil tenton të gëlltisë një tjetër nga specia e tij në parkun e Afrikës së Jugut.

Anne-Marie Scheepers, 52 vjeçe bëri fotot makabre teksa vizitonte parkun kombëtar Kruger ku krokodili i nguli dhëmbët kafshës më të vogël në një sulm prej dy orësh.

Scheepers, nga Johannesburg në Afrikën e Jugut tregon se ishte në një udhëtim disa ditor në Skukuza, kampi kryesor i parkut Kruger.

“Teksa ishim duke u kthyer nga Lower-Sable, vërejtëm diçka të pazakontë dhe i kërkova mikut tim të ndalonim.

“Pashë krokodilin e madh me të voglin në gojë dhe fillimisht mendova se ishte një lloj rituali çiftimi, por më pas vërejta që ai u gjakos në gojë”.

“U bë e qartë se nuk ishte një ritual por një sulm i mirëfilltë”.

Gruaja shton më tej se krokodili nisi rrotullimin e vdekjes në ujë ndërsa krokodili i vogël luftonte dhe rezistonte.

“Ne shikonim krokodilin e vogël që hapte gojën dhe levizte bishtin egërsisht në kapjen e nofullave të mëdha”, tha Scheepers.

Krokodili i madh doli më tej nga uji duke tundur egërsisht më të madhin çdo disa minuta.

“Krokodili i vogël vijonte të hape e mbyllte gojën dhe tundte bishtin deri në fund”, tregon  Scheepers.

Krokodilët e Nilit të cilët jetojnë në Afrikën nën-Sahariane mund të arrijnë një gjatësi maksimale prej shtatë metra dhe të peshojnë deri në 700 kg.

Ata ushqehen me peshk, amfibë, e zvarranikë të tjerë, por mund të sulmojnë dhe vertebrorë të mëdhenj si drerë, bufalo, hipopotamë të vegjël apo felinë të egër.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA