I vuri flakën dyqanit dhe tentoi t’i digjte edhe makinën, në kërkim 39-vjeçari në Vlorë! Shkrumbohen edhe tre automjete

30/12/2022 08:48

Qyteti i Vlorës është përfshirë nga disa ngjarje kriminale në 24 orët e fundit.

Një 39-vjeçar është vënë në kërkim nga policia pasi i ka vënë flakën dyqanit të një personi në Vlorë dhe ka tentuar të djegë edhe makinën e po të njëjtit person.

Q.M., 39 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Dyqani me mallra industrialë është në pronësi të F. V., 65 vjeç në lagjen “Hajro Çakërri”.

Ndërsa rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, tre automjete të parkauara janë shkrumbuar në pronësi të D. S, Z. K dhe Y. I..

“I vuri zjarrin një dyqani dhe tentoi të digjte edhe një automjet në pronësi të të njëjtit shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas veprime të shpejta hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit Q. M., 39 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, dyshohet se në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë, në pronësi të shtetasit F. V., 65 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në afërsi të baneses të shtetasit F. V., ka tentuar të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi. Vijon puna puna për kapjen e shtetasit Q. M. dhe venien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit“, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA