7 të vdekur në restorantin në Turqi, pas shpërthimit të bombolës së gazit (fotot)

30/12/2022 17:56

Autoritetet në Turqi thanë sot se “shpërthimi një bombole gazi” në një restorant në perëndim të Turqisë ka lënë të vdekur shtatë njerëz.

Pesë njerëz të tjerë ishin plagosur në tragjedinë në qytezën Nazilli të provincës Aydin, tha në rrjetet sociale guvernatori Huseyin Aksoy.

Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë me shumë të djegura në trup, dhe është transferuar në Izmir për trajtim, tha ministri vendas i shëndetësisë Fahrettin Koca.

Shpërthimi tragjik i pasdites së sotme ndodhi gjatë ndërrimit të bombolës së gazit, sipas autoriteteve, në një dyqan ushqimi të shpejtë. Ata shtonin se janë lëshuar mandate ndalimi për pesë persona.

Më herët ministri i drejtësisë Bekir Bozdag tha se “personi që besohet se ka shkaktuar shpërthimi” është ndaluar, dhe se ngjarja po hetohet nga prokurorët.

Mediat raportonin për një zjarr pas shpërthimit në restorant ndërsa në rrugën e dyqanit shiheshin disa mjete zjarrfikëse dhe ambulanca.

FOTO GALERI
1/3
Autoritetet në Turqi thanë sot se “shpërthimi një bombole gazi” në një restorant në perëndim të Turqisë ka lënë të vdekur shtatë njerëz.

Top Channel