
Bjellorusia thirri ambasadorin ukrainas për të diskutuar pretendimet për një raketë ukrainase të rënë në Bjellorusi ditën e sotme.
Pretendohet se raketa S-300 u rrëzua nga Bjellorusia mbi rajonin perëndimor të Brestit rreth orës 7 të mëngjesit.
Sky News shkruan se raketa dyshohet se ra në një fushë pranë fshatit Harbacha, rreth nëntë milje nga kufiri Bjellorusi-Ukrainë.
“Ne kemi kërkuar që Ukraina të kryejë një hetim të plotë për të gjitha rrethanat e lëshimit të raketës, të sjellë përgjegjësit para drejtësisë dhe të marrë masa gjithëpërfshirëse për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla në të ardhmen. Gjë që mund të çojë në pasoja katastrofike për të gjithë”, tha Anatoli Glaz, nga Ministria e Jashtme bjelloruse.
Në lidhje me këtë situatë të krijuar nuk ka pasur një reagim nga Ukraina.
Top Channel