Pesë të vdekur, dhjetra të plagosur nga zjarri në tunelin e autostradës, në tragjedinë e radhës në Seul (fotot)

29/12/2022 15:33

Pesë njerëz kanë vdekur dhe dhjetra janë plagosur sot në një aksident horror ku një autobus i përplasur shkaktoi një zjarr masiv brenda një tuneli rrugor në periferi të kryeqytetit koreano-jugor Seul.

Imazhe tronditëse tregonin flakë të mëdha dhe shtëllunga tymi që ngriheshin nga vendngjarja teksa qindra zjarrfikës përpiqeshin të vinin flakët nënë kontroll.

Zjarri nisi pas përplasjes së autobusit rreth orës 1:50 pasdite në tunelin Gwacheon, njoftonin zjarrfikësit.

Tuneli qytetar në nivel të ngritur supozohet të mbrojë ndërtesat rrethuese nga zhurmat e rrugës, por u përfshi shpejt nga flakët.

Autoritetet thanë fillimisht se gjashtë njerëz kishin humbur jetën por më pas numri u korrektua në pesë teksa të paktën 30 njerëz ishin plagosur.

Ministri i brendshëm Lee Sang-min bënte thirrje për shfrytëzimin e “të gjitha burimeve për shpëtimin e jetëve”, sipas agjencisë shtetërore  Yonhap.

Sipas tij, trafiku i ngarkuar kishte bërë që shumë automjete të bllokoheshin në tunel, teksa zjarri përhapej dhe disa shpërthime ishin dëgjuar.

44 automjete ishin shkatërruar në zjarr, raportonte agjencia Reuters sipas një burimi.

Aksidenti fatal vjen tragjedisë së një muaji më parë kur më shumë se 100 vetë u raportua se u shtypën në qendër të Seul nga bllokimi i turmave në zonën turistike të Itaewon.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA