Përdhunuesi i gruas së shurdhër, del i lirë nga gjykata pasi premton të martohet me të (fotot)

29/12/2022 17:33

Gjykata ka lënë të lirë sot një burrë të kapur për përdhunim, pasi ai premtoi të martohet me viktimën e tij. Vendimi bëri që grupet e të drejtave të njeriut të dënonin sistemin e drejtësisë në Pakistan, pasi sipas tyre ‘toleronte sulmin seksual’.

Sulmuesi seksual Dawlat Khan, 25 vjeç, ishte dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm në gradën e ulët në maj për përdhunimin e gruas me paaftësi dëgjimi, çka bëri që ajo të mbetej shtatzënë.

Avokati i tij Amjad Ali tha se Khan dhe viktima kishin lidhje fisnore prandaj çështja do të zgjidhej nga të afërmit dhe komuniteti të vjetërve të fisit.

Por grupet e të drejtave të njeriut thanë se lirimi i tij “legjitimonte dhunën seksuale”, në një vend ku përdhunimet shpesh nuk ndiqen penalisht dhe as nuk denoncohen.

Ali tha për rrjetin AFP: “Sulmuesi dhe viktima vijnë të dy nga një familje e madhe, të vjetrit e të cilës po këshillohen për të arritur një marrëveshje, me ndihmën e ‘xhirgës’ (këshillit tradicional të fisit)”.

Viktima e sulmi të Khan lindi një bebe më herët këtë vit, dhe testet e atësisë zbuluan se babai është sulmuesi.

Dje gjykata e lartë e Peshawar liroi të ndaluarin duke pranuar marrëveshjen jashtë gjykate mes familjarëve të dy palëve.

Këshilli i ndihmës ligjore për gratë në Pakistan, Asma Jahangir tha se shpesh sulmet seksuale në vend nuk ndiqen penalisht dhe as nuk denoncohen prej stigmës shoqërore të lidhur me të, dhe praktikave të ngadalta të policisë e prokurorisë.

Rrjedhimisht vendimet në komunitetet rurale të Pakistanit merren nga të vjetrit, që njihen si “xhirga” ose “pançajat” që zëvendësojnë sistemin e drejtësisë së vendit.

FOTO GALERI
3/3
Dje gjykata e lartë e Peshawar liroi të ndaluarin duke pranuar marrëveshjen jashtë gjykate mes familjarëve të dy palëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA