Po, është koha të merrni parasysh të vishni disa mëngë prej tyli. Në rast se kishit menduar se ka humbur, trendi ka qenë pjesë e pandashme pothuajse gjithë vitin 2022.
Tani që edhe 2023 është afër, është koha për të mirëpritur disa ndryshime të vogla të look-ut, të cilat sigurisht vetëm e përmirësojnë atë.
Kur flasim për materialin e tylit, mendimi juaj i parë mund të jetë një fustan nusërie, një fund baleti, apo ndoshta edhe matura e viteve ’80. Por sipas parashikimeve të tendencave të modës “Pinterest 2023”, ky stil do të jetë mjaft i përhapur në vitin e ardhshëm. Redaktori i vjetër i modës së revistës “Glamour”, Tchesmeni Leonard thotë:
“Tyli ka qenë në qendër të shumë tendencave të modës për 2022-n-si ‘balletcore’, ‘cottagecore’, etj., kështu që nuk është çudi që pritet të jetë një trend që do të vazhdojë edhe për vitin 2023”.
Nëse jeni dikush që ju pëlqen të ndiqni tendencat e fundit të modës, tyli mund të jetë tashmë pëlhurë e njohur në veshjet tuaja. Estetika e saj e shkumëzuar tërheq vëmendjen në çdo dhomë dhe jep menjëherë klas, por edhe dramaticitet. Stil ‘funky’, por elegant. Një tyl i vogël shkon shumë. Por nëse ende nuk jeni të sigurt se si ta përfshini këtë element të ri të garderobës në veshjet tuaja, shikoni pjesët e mëposhtme për frymëzim se si të stiloni mëngët prej tyli.
Si të stiloni një fustan pas trupi me mëngë tyli
Nuk ekziston asnjë lloj veshje që mund të quhet e tepërt. Mëngët e fryra prej tyli mund ta çojnë një fund apo fustan në një nivel tjetër. Konsiderojeni këtë stil elegant për daljen tuaj të ardhshme.
Si të stiloni një bluzë prej tyli me shpatulla jashtë
Mëngët prej tyli mund të lihen lart ose poshtë. E kombinuar me xhinse ose atlete edhe kjo pamje e këndshme dhe argëtuese bëhet e sigurt për çdo rast.
Si të stiloni mëngët prej tyli me shtresa të tjera
Për shkak se pëlhura është shumë e lehtë, ju mund të vishni edhe shtresa të tjera në sezonin e dimrit. Shtimi mëngëve prej tyli poshtë një pulovre ose një bluzë të preferuar është një mënyrë argëtuese për të perfeksionuar pamjen tuaj.
Top Channel