Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace njoftoi ditën e sotme angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën.
Tashmë, për shkak të vazhdimit të luftës, do t’i japin Ukrainës 2.3 miliardë paund vitin e ardhshëm.
“Një mbështetje tjetër me vlerë 2.3 miliardë paund vitin e ardhshëm dhe në këtë ne sigurohemi që ata të kenë sistemet e armëve që u nevojiten dhe në këtë moment Mbretëria e Bashkuar do të shkojë dhe do t’i ndihmojë ata t’i blejnë ato nga gjetkë në mbarë botën. Ne do të sigurojmë sisteme armësh që përputhen me epokën e tyre sovjetike, së fundmi ne kemi dhuruar mijëra raketa anti-ajrore në mënyrë që të mund të rrëzojmë këta dronë. Në të njëjtën kohë Britania po ofron njohuritë dhe ekspertizën e saj për t’u siguruar që ne të koordinojmë më mirë mbrojtjen ajrore në terren”, tha Wallace sipas Sky News.
Ai deklaroi se kjo gjë do të ndihmojë Ukrainën të marrë më shumë të tyre, duke shtyrë forcat ruse.
“Duhet të theksojmë dhe t’i kujtojmë botës se ajo që po shohim është se Rusia shkel ligjin ndërkombëtar, duke u përfshirë sistematikisht në krime lufte dhe përdhunime dhe të gjitha ato gjëra dhe nuk mund t’i injoroni. Ne duhet të qëndrojmë të gjithë ndaj kësaj dhe të sigurohemi që Rusia të kuptojë se nëse nuk pushon atë që po bën tani, do të ketë pasoja afatgjata”, shtoi më tej ai.
Top Channel