Katër shtete i bëjnë thirrje Iranit të zgjidhë çështjen për rrëzimin e avionit të Ukrainës ndërsa e akuzojnë për veprim të qëllimshëm

29/12/2022 11:42

Një grup prej katër vendeve të udhëhequra nga Kanadaja ka kërkuar që Irani t’i nënshtrohet arbitrazhit për të zgjidhur një mosmarrëveshje për rrëzimin e një avioni ukrainas.

Grupi, i përbërë nga Kanadaja, Suedia, Ukraina dhe Britania e Madhe, tha se po ndërmerrte “veprim konkret” kundër Iranit.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të mërkurën, të katër vendet kërkuan që Irani t’i nënshtrohet arbitrazhit detyrues të mosmarrëveshjes në lidhje me rrëzimin e fluturimit PS752″ sipas një traktati shumëpalësh të vitit 1971 mbi kërcënimet ndaj aviacionit civil.

Fluturimi i Ukraina International Airlines PS752 u godit nga dy raketa pasi u ngrit nga Teherani më 8 janar 2020. 176 personat në bord vdiqën.

Tre ditë më vonë, Irani pranoi se gabimisht e rrëzoi aeroplanin.

Kombet kanë kërkuar dëmshpërblime në emër të familjeve të viktimave, shumë prej të cilëve ishin qytetarë ose banorë të atyre vendeve.

Ata akuzojnë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit se ka lëshuar në mënyrë të paligjshme dhe të qëllimshme dy raketa tokë-ajër në aeroplan.

Irani, nga ana e tij, tha se mbrojtja e tij ajrore kishte qenë në gatishmëri të lartë në kohën e incidentit pasi qëlloi raketa balistike në dy baza ushtarake irakiane që strehonin forcat amerikane mes tensioneve të rritura me SHBA.

“Ata që humbën të dashurit në rrëzimin e PS752 meritojnë drejtësi”, shkroi ministrja e Jashtme kanadeze Melanie Joly të mërkurën në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA