Tensionet në veriun e Kosovës kanë rrëmbyer vëmendjen e politikës, por edhe të mediave gjermane.

Gazeta e njohur “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e cilësoj një përshkallëzim tejet të rrezikshëm atë që po ndodh aktualisht në veriun e Kosovës.

Perëndimi, sipas saj, duhet ta marrë shumë seriozisht këtë situatë.

“Për shkak të konfliktit në Ukrainë shumë kanë harruar, se lufta nuk u rikthye këtë vit në Europë. Fuçia e parë e barutit, që shpërtheu pas Rënies së Murit ishte ish-Jugosllavia. Por shumë më tepër se në Ukrainë, Brukseli dhe Uashingtoni kanë mundësi direkte të ndikimit në Ballkan. Prandaj duhet këtë herë të jetë parimisht e mundur, që ta vendosin gjendjen sërish nën kontroll. As Serbia dhe as Kosova nuk kanë interes për dhunën apo kthime serioze pas në marrëdhënien me perëndimin. Për Moskën kjo nuk vlen. Vetëm për këtë arsye është kaq urgjente, që europianët të kujdesen më fort për Ballkanin,” thuhet ne artikull.

Për gjendjen e krijuar, “Märkische Zeitung” gjithashtu sheh faj edhe tek perëndimi. “ Vuçici pritet gati me përulje nga përfaqësues të Bashkimit Europian. Kjo politikë “appeasement” , apo qetësimi ka bërë që situata të shkallëzohet. Prandaj ka ardhur koha për ndryshim të politikës: Faktorët perëndimorë duhet të kërkojnë qartë nga presidenti serb t’i japë fund provokimeve dhe dëshirës për fuqinë e madhe serbe dhe të kontrollojnë kanalet e rrjedhjes së parave nga Rusia.

Përveç kësaj BE duhet që ta kushtëzojë dhënien e parave tek Serbia dhe të kuptojë më në fund që Vuçici as nuk do të hyjë në BE,” është komenti i saj.  “Welt” nën titullin “Loja e ndezjeve e Serbisë mund të përhapë zjarrin” shkruan se shumë të le të kuptosh, se është Rusia në sfond, që e nxit konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës, edhe për të shkaktuar pasiguri në perëndim.

Top Channel