25/11 10:15
Cody Fisher, 23 vjeç, u godit me thikë në një klub nate në Birminghamit të Britanisë pak para mesnatës.
Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai u shpall i vdekur rreth gjysmë ore më vonë.
Policia tha se Fisher kishte qenë me miqtë kur një grup njerëzish u afrua dhe dikush e goditi me thikë.
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e futbollistit, një 22-vjeçar i cili u kap në qendër të qytetit të Birmingham pas mesnate dhe një 21 vjeçar në Londër.
Fisher luajti për Stratford Toën FC, të cilët janë në Divizionin Qendror të Premier Ligës Jugore.
Kryetari i Stratford Toën, Jed Mçrory, e përshkroi zotin Fisher si një futbollist të talentuar.
Top Channel